Me 10 vota për gjykatësi Xhemali Saiti u zgjodh ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ai do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Supremes, pasi për dy ditë i përfundon mandati kryetares aktuale Besa Ademi.

Kryetari i Këshillit gjyqësor Kambovski tha se pret që sa më shpejt të zgjidhet kryetari i përhershëm i Gjykatës Supreme.

“Prandaj është emëruar U.D. sepse mandati i kryetarit aktual të Gjykatës Supreme skadon të mërkurën (a prisni së shpejti të zgjidhet kryetari?) Pra, natyrisht, vetëm ato dy gjëra mbeten – testi i integritetit dhe testi psikologjik. Kështu që do të ishte në seancën e radhës, kështu që të mos paragjykoj tani”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndonëse sipas ligjit nuk është e nevojshme t’i nënshtrohet testit të integritetit, kjo ka qenë praktikë në zgjedhjen e kryetarëve të mëparshëm të Gjykatës Supreme.

Këtë herë për kryetar të Gjykatës Supreme garojnë dy kandidatë: kryetarja aktuale Besa Ademi dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Afrim Fidani.

Sipas ligjit për gjykatës, kreu i Gjykatës Supreme mund të jetë gjykatës me të paktën gjashtë vjet përvojë gjyqësore të pandërprerë në gjykatë të nivelit të njëjtë ose më të lartë.

The post Këshilli gjyqësor i Maqedonisë zgjodhi u.d kryetarin e Gjykatës Supreme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";