Këshilli Gjyqësor do të kontrollojë pretendimet e Departamentit të Shtetit dhe të ambasadores amerikane dhe do të formojë një komision, i cili së bashku me koordinatorin e kësaj gjykate nga radhët e anëtarëve, do të bëjë një vizitë në këtë Gjykatë, që të jetë në gjendje të bëjë një inspektim në vend”, thotë zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor, Gordana Duvnjak.

Ajo informoi se gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit ka pasur 15 peticione të qytetarëve të Strugës për punën e Gjykatës së Strugës, ndërsa Këshilli Gjyqësor ka zhvilluar dy procedura për gjyqtarët e kësaj gjykate.

“Por, them se në asnjë rast nuk vendosen në lidhje me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, por për raste konkrete në të cilat janë palët”, thekson Duvnjak.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot më herët deklaroi se vendosja e kryetarit të Komunës së Strugës në listën e zezë të SHBA-së, dëshmon se sistemi ynë hetimor dhe ligjor ka nevojë për një rishikim të përgjithshëm. Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski sot nga Vinica kritikoi autoritetet hetimore dhe gjyqësore vendase se deri tani nuk kanë arritur të marrin informacione për kryetarin e Komunës së Strugës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Këshilli Gjyqësor do të kryejë kontroll në Gjykatën e Strugës pas vendimit të SHBA-ve për Ramiz Merkon appeared first on Telegrafi.