Këshilli drejtues i FSPIM e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i i kryer i pronës së Fondit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në seancën e sotme të 12-të e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga FSPIM, në seancë drejtori i Fondit, Nikolla Memov i ka informuar anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra duke theksuar se është kryer pagesa e regullt e pensionit për janarin.

Nga FSPIM, shtojnë se Memov gjithashtu ka njoftuar se është marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave për angazhimin sipas marrëveshjes së pesë mjekëve specialistë në Komisionin për vlerësim të aftësisë punuese pranë Fondit, duke theksuar se me këtë do të mundësohet zgjidhje më e shpejtë e lëndëve, ndërsa me këtë edhe realizim më i mirë i të drejtave mbi këtë bazë.

Kryetarja e Këshillit drejtues, Jasmina Vukiçeviq, siç thuhet në komunikatën për shtyp, ka theksuar se raporti tregon se është bërë punë e gjerë dhe se pasqyron gjendjen në Fond.

Advertisement

Ajo theksoi se është mirë që kësaj radhe në përgatitjen e Raportit të regjistrimit janë marrë parasysh rekomandimet e Entit Shtetëror të Auditimit.

Këshilli i drejtorëve miratoi edhe Projekt-vendimin për autorizimin e personave për nënshkrimin dhe disponimin e mjeteve në xhiro llogaritë e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

The post Këshilli drejtues i FSPIM e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i i kryer i pronës së Fondit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy