Këshilli Atlantik organizon samit online për Ballkanin, do të marrë pjesë edhe Stevo Pendarovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Atlantik nga Uashingtoni sot do të jetë nikoqir i online Samitit të liderëve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilin, sipas organizatorëve, do të marrë pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Qëllimi i samitit është ndërmarrja e hapave praktik për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik rajonal, i cili duhet t’i ndihmojë rajonit të ballafaqohet me pasojat shkatërrimtare të pandemisë së Kovid-19 përmes rritjes së mundësive për zhvillim ekonomik.

“Pasojat e pritura sociale dhe ekonomike të pandemisë Kovid-19 ndaj Ballkanit kërkojnë aksion rajonal urgjent që të shmanget stagnimi ekonomik dhe jostabiliteti potencial që vjen me të. Kjo marrëveshje do të demonstrojë përkushtim të liderëve për nxitje të zhvillimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përmes kufijve në rajon. Ai gjithashtu do të vendosë edhe plan të rëndësishëm për tërheqje të investimeve të huaja dhe përshpejtim të sistemimit efikas të mjeteve prej fondeve për tejkalim të pasojave nga Covid-19”, citohet në kumtesën e Këshillit Atlantik.

Këshilli potencon se e organizon këtë Samit për partneritet të Ballkanit Perëndimor me qëllim që t’i lehtësojë dhe promovojë hapat konkret për integrim ekonomik rajonal që mund ta stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas Kovid-19, ta përforcojë konkurrencën e rajonit në plan afatgjatë dhe ta rrit interesin e investitorëve për investime.

Advertisement

“Masat konkrete të dakorduara në Samit – të përfshira në nismat e përhershme rajonale dhe dialogje – do të dërgojnë porosi të rëndësishme politike për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor në kohë të pasigurisë së rritur”, potencon Këshilli Atlantik.

Në Samit, moderator i të cilit do të jetë nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Dejmon Uillson, përveç Pendarovskit, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Bosnja e Hercegovinës, Zoran Tegetlija dhe të Kosovës, Avdulla Hoti, si dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekuliq.

The post Këshilli Atlantik organizon samit online për Ballkanin, do të marrë pjesë edhe Stevo Pendarovski appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy