
Nëse keni bërë një lindje me prerje cezariane, duhet të dini se do t’ju nevojitet ndihmë për t’u kujdesur për veten dhe foshnjën tuaj. Bisedoni për këtë me partnerin, prindërit ose miqtë tuaj.
Çfarë duhet të prisni pas daljes nga materniteti?
– Gjakderdhje vaginale deri në 6 javë. Pastaj ngjyra do të zbehet ngadalë nga e kuqe, në rozë dhe më pas do të bëhet e verdhë ose e bardhë.
– Dhimbja duhet të largohet pas 2 ose 3 ditësh, por vendi i prerjes do të jetë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm për të paktën 3 javë.
– Ënjtje dhe dhimbje në gji: Gajtë 3-4 ditëve të para pas lindjes, gjinjtë tuaj prodhojnë kolostrum, një substancë e pasur me lëndë ushqyese që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës suaj. Më pas, gjinjtë tuaj do të fryhen pasi mbushen me qumësht. Ju mund të lehtësoni rëndesën e gjinjve duke e ushqyer foshnjën më shpesh me gji ose duke shtrydhur qumështin e tepërt nga gjiri dhe duke vendosur kompresa të ftohta mbi gjirin tuaj ndërmjet intervalit të ushqyerjes me gji. Nëse nuk jeni duke ushqyer me gji, vishni sytjena të shtrënguara të cilat do të pengojnë zhvillimin/prodhimin e qumështit.
– Kontrolli i parë me mjekun tuaj gjinekolog bëhet pas 4 deri në 6 javësh, nëse nuk ka komplikime.
– Konsumoni lëngje të paktën 8 gota (2 litra) ujë në ditë për të shmangur kapsllëkun.
Kujdesi për plagën
– Lajeni plagën çdo ditë me ujë dhe sapun dhe thajeni me një leckë të pastër. Nuk është e nevojshme të pastrohet me dezinfektues. Zakonisht, mjafton vetëm të lini ujin të rrjedhë mbi plagën tuaj në dush. Mbajeni vendin e plagës të pastër dhe të thatë.
– Mos bëni not dhe mos u shtrini në vaskë plot me ujë derisa gjinekologu juaj t’ju thotë se gjithcka është në rregull. Në shumicën e rasteve, kjo zgjat 3 javë pas operacionit.
– Pas daljes na spitali fashën në plagë, duhet ta ndërroni një herë në ditë, ose më shpesh nëse bëhet pis ose laget.
Aktiviteti fizik
Ngritja dhe ecja në shtëpi do t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt dhe mund të ndihmojë në parandalimin e mpiksjes së gjakut. Pas 4 deri në 8 javësh, ju duhet të jeni në gjendje të ktheheni në normalitet dhe të jeni në gjendje të bëni shumicën e aktiviteteve tuaja të rregullta.
Vëmendje:
– Mos ngrini asgjë më të rëndë se foshnja juaj për 6 deri në 8 javët e para.
– Shëtitjet e shkurtra janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë. Punët e lehta të shtëpisë ju bëjnë mirë. Rritni ngadalë ngarkesën tuaj të punës.
– Jini të vetëdijshmë se do të lodheni shpejt. Dëgjoni trupin tuaj dhe mos e sforconi veten deri sa të ndjeni rraskapitje.
– Shmangni pastrimin intenziv të shtëpisë, vrapimin, stërvitjen e rëndë dhe çdo aktivitet që ju bën të merrni frymë rëndë ose të tendosni muskujt tuaj. Mos bëni ushtrime për muskujt e barkut.
Ushqimi
– Hani normalisht. Nësenuk e ndjeni mire stomakun tuaj, provoni ushqime të lehta dhe me pak yndyrë si orizi, pula e zier, buka e thekur dhe kos/jogurt.
– Pini shumë lëngje (me përjashtim të rastit nëse mjeku juaj ju thotë të mos e bëni këtë).
– Mund të vëreni se funksioni i zorrëve nuk është i rregullt menjëherë pas operacionit. Kjo është normale. Mundohuni të shmangni kapsllëkun dhe tendosjen e zorrëve. Mundohuni të merrni fibra në dietën/ushqimin tuaj çdo ditë. Nëse nuk keni jashtëqitje pas disa ditësh, pyesni mjekun tuaj për marrjen e një laksativi të lehtë.
Shqetësime të tjera
Përpiquni të konsumoni vakte më të vogla se zakonisht dhe ndërmjet vakteve konsumoni ushqime të shëndetshme. Konsumoni shumë fruta dhe perime. Nëse keni hemorroide me kalimin e kohës dhe me anë të kësaj mënyre ushqimi duhet të zvogëlohen ngadalë. Disa mund të zhduken.
Metodat që mund të ndihmojnë në lehtësimin e procesit të rikuperimit përfshijnë:
– Banja të ngrohta në vaskë, ku niveli i ujit nuk duhet të kalojë prerjen kirurgjikale, pra plaga të mbetet mbi nivelin e ujit.
– Kompresa të ftohta mbi zonën.
– Pomada ose supozitorë bimorë.
– Laksativë për të parandaluar kapsllëkun.
Nëse është e nevojshme, pyesni gjinekologun tuaj për rekomandime.
Marrëdhënia seksuale mund të fillojë pas 6 javësh. Gjithashtu, sigurohuni që të bisedoni me gjinekologun tuaj për përdorimin e kontraceptivëve pas shtatzënisë.
Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm
Disa gra pas lindjes mund të ndihen të irrituara, ndjejnë nevojë për të qarë, ndihen të izoluara, të pavlera, të rraskapitura dhe të paafta për të përballuar situatën e re. Mund të kenë vështirësi për të fjetur dhe mund të humbasin apetit.
Nëse këto ndjenja dhe simptoma zgjasin më shumë se 2 javë, ato mund të jenë shenja të depresionit pas lindjes. Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e përshkruara më sipër, bisedoni me mjekun ose infermieren patronazhe për gjendjen tuaj.
Kur duhet të kontaktoni mjekun
Kontaktoni gjinekologun tuaj nëse keni:
*Gjakderdhje vaginale – shumë të rëndë, që zgjat më shumë se 4 javë dhe përfshin mpiksje të mëdha gjaku (koagulime)
*Ënjte ose dhimbje në pjesën e poshte të gjurit
*Skuqje,nxehtësi, ënjtje ose rrjedhje të përmbajtjes purulente nga plaga kirurgjikale
*Temperaturë trupore 37.8°C
*Djimbje të forta të barkut
*Dhimbje dhe skuqje të gjinjve
*Erë/aromë të pakëdshme dhe rrjedhje vaginale
*Dhimbje koke
*Ndjeni trishtim, në ankth, nuk dëshironi të shihni askënd, ndiheni sikur po dëmtoni veten ose fëmijën tuaj, ose keni vështirësi të kujdeseni për veten ose fëmijën tuaj.

The post Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane appeared first on Telegrafi.