Deputeti i partisë maqedoanse E majta, Borisllav Kërmov thotë se populli duhet t’i shpallë treshën LSDM, OBRM-PDUKM dhe BDi për shoqata kriminale.

Sipas tij, ndryshimet në Kodin Penal nuk do të miratoheshin nëse OBRM-PDUKM nuk do të siguronin kuorumin.

“OBRM-PDUKM me ndihmën e LSDM-BDI i amnistoi funksionarët për kriminalitet milionësh, në krye me Gruevskin. Paramendoni, sot deputeti Igor Janushev nga OBRM-PDUKM, u dënua me kusht me 2 vute burg për 5 milionë euro krim”, tha Kërmov duke shtuar se populli i zakonshëm dënohet me burg për bukë.

Ndryshe, deputetët gjatë ditës së djeshme në seancën e 125-të votuan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa sot Presidenti Pendarovski u shpreh se do ta nënshkruajë Dekretin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kërmov: Pa kuorumin e OBRM-PDUKM-së, Kodi Penal nuk do të miratohej appeared first on Telegrafi.