Grupi i institucioneve për menaxhim me situata të krizës në Maqedoninë e Veriut, kanë kërkuar deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të shpallet gjendje e krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Grupi për vlerësim gjatë pasdites, më 4 gusht 2021 ka mbajtur mbledhje në të cilën, për shkak të rritjes së vëllimi të zjarreve, ka sjellë vendim njëzëri që t’i propozojë Komitetit Udhëheqës (ministri i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, i Transportit dhe Lidhjeve dhe udhëheqësve të grupit për vlerësim) t’i propozojnë Qeverisë të sjellë Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të shpërndarjes së tyre në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Komiteti Udhëheqës në seancën që e ka mbajtur para pak çastesh, e ka pranuar propozimin e Grupit të vlerësimet dhe i propozoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.
The post Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.