Për tre nga pesë të arrestuarit gjatë ditës së djeshme dhe në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja, prokuroria kërkon masën e paraburgimit.
Nga aty bëjnë të ditur se prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e paraburgimit prej 48 orësh për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtohet se gjatë gjithë ditës po kryhen veprimet për sigurimin e provave.
Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria njoftoi se të gjitha spekulimet që synojnë të kompromentojnë hetimin në këtë moment do të sanksionohen ashpër. /Telegrafi/
The post Kërkohet paraburgimi për tre nga pesë personat e arrestuar për zhdukjen e Vanjës appeared first on Telegrafi.