Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 65-vjeçari nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë dhunës në familje dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër reciproke, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën djalit të tij 39-vjeçar, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë, me një të shtënë nga një pushkë gjuetie që e posedonte me leje.
Plumbi e ka goditur viktimën në gjoks dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ulur në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Telegrafi/
The post Kërkohet paraburgim për 65-vjeçarin nga Tetova i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij appeared first on Telegrafi.