Sot nuk ka të infektuar të rinj nga Kovid-19 në Kërçovë, ndërsa katër persona janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Kovid-19 në komunën tonë është 269 persona, prej të cilëve 66 janë aktivë, 191 janë shëruar dhe 12 persona kanë ndërruar jetë, informoi kryetari dhe udhëheqësi i Shtabit të Krizës në Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari.

“Edhe të dhënat e sotme flasin se kemi ulje të rasteve aktive në Kërçovë”, tha Dehari.

Ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimin e dhënë nga institucionet kompetente shëndetësore.

The post Kërçovë, nuk ka të infektuar të rinj me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";