Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë tre persona janë infektuar sot me Covid-19 në Kërçovë, ndërsa një person humbi betejën me luftën.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 83, prej të cilëve 70 janë raste aktive. 11 janë shëruar, dhe dy persona kanë humbur jetën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të infektuarit e rinj janë gjendje të mirë shëndetësore. Tre persona shërohen në shtëpi, kuptohet, janë në izolim dhe janë nën kontrollin e mjekëve anë. Për fat të keq kemi edhe një person që humbi jetën nga virusi në Kërçovë”, tha Stanko Trpeski, anëtar i Shtabit të Krizës në Kërçovë.
Ai ju bëri apel qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve që kanë dhënë institucionet shëndetësore./Telegrafi/
The post Kërçovë, një person humb jetën, tre të tjerë infektohen me coronavirus appeared first on Telegrafi.