
Më 17.05.2020 në orën 21.15 në rrugën “M. Stefanoski” në Kërçovë, gjatë orës policore, respektivisht ndalesës për lëvizje, policia ka arrestuar personin P.S. (58) nga Republika e Shqipërisë për shkak se i njëjti ka qëndruar pa leje në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të merren masa shtesë.