Disa deputetë aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë kërcënuar me jetë.

Kërcënimi është dërguar nëpërmjet rrugëve elektronike, në e-mail adresat e deputetëve. Rastin e ka konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më datë 25.07.2024 në ora 13.58 në Stacionin policor në Qendër, përfaqësues i njërës parti politike ka denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18:15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, është dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese.

Për rastin është njoftuar Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, thanë nga MPB-ja./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kërcënohen disa deputetë në Maqedoninë e Veriut, rasti konfirmohet nga MPB-ja appeared first on Telegrafi.