KE: Shëndetësia në Maqedoni po përballet me mungesë të kuadrit mjekësor, veçanërisht të specialistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët shkojnë në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit, vlerëson Komisioni evropian në Raportin e publikuar kohë më parë për përparimin e vendit.

Në Raport vlerësohet se qasja drejt mjekëve specialistë në shëndetësinë publike mbetet problematike.

“Edhe krahas sigurimit të rrogave të rritura me qëllim që të ruhen punonjësit, sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët po shpërngulen në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit. Personeli vazhdon me nevojën për trajnim të specializuar për shfrytëzim të pajisjes së avancuar shëndetësore”, thekson KE.

Lidhur me refundimin e mjeteve që paguhen për shërbime shëndetësore, nga KE-ja vlerësojnë se pacientët paguajnë përafërsisht një të tretën e të gjitha shërbimeve shëndetësore pa u refunduar, me çka rriten dallimet sociale.

Advertisement

Në pjesën ku KE-ja flet për pandeminë me Kovid-19, ceket se gjatë valës së tretë u përmbushën 90 për qind të shtretërve spitalorë në sistemin shëndetësor publik. Për vaksinimin, ceket, se deri në fillimin e tetorit të këtij viti, tërësisht janë vaksinuar rreth 35 për qind e popullatës, si dhe se plani nacional parasheh deri në fund të vitit të imunizohen 60 për qind e popullatës.

“Vaksinimi filloi në shkurt të vitit 2021, ndërsa në pajtim me planin nacional deri në fund të vitit 2021 60 për qind e popullatës duhet të jetë e vaksinuar kundër koronavirusit. Rreth 35 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht deri në fillim të tetorit 2021”, thuhet në Raport.

Eurokomisioni shton se Maqedonia e Veriut iu është përgjigjur pozitivisht mekanizmave për mbështetje të BE-së prej të cilave fillimisht ishin rezervuar për vendet anëtare të Unionit për zgjidhje të pasojave nga pandemia me Kovid-19.

“(Vendi) u bë anëtare e Marrëveshjes për furnizim të përbashkët të mjeteve mjekësore, si dhe vëzhguese në Komitetin për siguri shëndetësore në BE, që siguron qasje drejt Sistemit për paralajmërim të hershëm dhe përgjigje të BE-së. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, i siguron informatat drejt sistemit për grumbullim të të dhënave të Komisionit për Kovid-19 dhe emëroi përfaqësues në Qendrën evropiane për kontroll dhe preventivë të sëmundjes”, thuhet në Raport.

Advertisement

Në pjesën kushtuar sëmundjeve, Eurokomisioni konstaton se niveli i financimit për skrining të kancerit është i pamjaftueshëm, ndërsa të dhënat nga regjistrat nacional dhe rajonal për kancer nuk janë publikisht të kapshëm. Programi nacional për zbulim të hershëm të kancerit fillimisht duhet të implementohet, thonë nga Komisioni evropian.

“Nevojiten financa adekuate dhe përkushtim i mëtutjeshëm me qëllim që të harmonizohen rregullat nacionale me të drejtën e BE-së”, ceket në Raport.

Për sëmundjet bartëse, Komisioni evropian vlerëson se vendi pjeësrisht është i harmonizuar me të drejtën e Unionit evropian dhe rekomandon miratim të strategjisë së re shumëvjeçare për luftën kundër HIV nga ana e Qeverisë.

The post KE: Shëndetësia në Maqedoni po përballet me mungesë të kuadrit mjekësor, veçanërisht të specialistëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy