Nga Komisioni Evropian për AIM konfirmuan se marrëveshja për menaxhim me kufijtë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar nga ana e Bullgarisë sepse ky vend nuk e pranon identitetin maqedonas.

Marrëveshja me Agjencinë e BE-së, e njohur edhe si Frontex, ka ngecur tre vjet, Bullgaria refuzon ta nënshkruajë për shkak të klauzolës gjuhësore.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar me vendet tjera të rajonit, duhet t’i mundësojë BE-së në rast të krizës së refugjatëve, për shembull, të sistemojë oficerë të saj policor në kufirin e Maqedonisë, së bashku me policinë vendore.

Në kushte të ballafaqimit me Bashkimin Evropian për shkak të gjendjes në Afganistan, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut megjithatë mbetet e panënshkruar sepse Sofja nuk e pranon klauzolën në fund të dokumentit ku përmenden gjuhën në të cilat është nënshkruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjitha vendet tjera e kanë këtë klauzolë ku janë cituar gjuhët, në rastin e Bosnja e Hercegovinës janë cituar të gjitha tre gjuhët zyrtare. Por, Bullgaria kërkon të qëndrojnë “gjuhët e palëve nënshkruese”, që është e papranueshme për palën maqedonase, sepse Maqedonia e Veriut në atë rast do të ishte vendi i vetëm në të cilën nuk është përmendur gjuha.

Nga aspekti juridik, siç sqarojnë në Bruksel, mosnënshkrimi i marrëveshjes me Frontex-in do të thotë se nëse nesër ndodh krizë e re e refugjatëve si në vitin 2015, Bashkimi Evropian nuk ka bazë juridike të sistemojë oficerë të saj në kufirin maqedonas. Maqedonia e Veriut ka disa marrëveshje bilaterale me vendet anëtare të BE-së me të cilat u lejohet policëve nga këto vende të patrullojnë së bashku me policët maqedonas, por policët evropian nuk kanë kompetenca”, thonë diplomatët në Bruksel të cilët punojnë në këtë tematikë.

Për diplomatët në BE është e pakuptueshme që mbahet peng marrëveshja si Frontex për shkak të kontestit bilateral rreth gjuhës maqedonase dhe përkujtohet se nëse marrëveshja nuk nënshkruhet, Maqedonia e Veriut nuk ka obligim ligjor ndaj agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian.

Në pyetjen e AIM, nga Bashkimi Evropian u përgjigjën se presin që Sofja dhe Shkupi ta tejkalojnë kontestin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Marrëveshja ende nuk është në fuqi sepse negociatat vazhdojnë. Referencat për gjuhën maqedonase janë pengesa e vetme për nënshkrimin e marrëveshjes me Frontex-in. Komisioni i inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje të pranueshme”, deklaruan nga shërbimi i Komisionit Evropian për AIM.

The post KE: Marrëveshja me Frontex-in nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase appeared first on Telegrafi.