Në afërsi të çerdhes më të madhe në Tetovë “Rinia” është duke u hapur një kazino, në hapësirat e ish-fabrikës “Teteks”, dhe kjo është shumë pengesë për çerdhen por edhe për prindërit që i lënë fëmijët në këtë çerdhe për qëndrim ditor, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për neve si institucion ky është një fenomen shumë i keq, pasi e dimë se këto fenomene janë shumë të këqija edhe për shoqërinë tonë. Ne si institucion jemi kundër që të hapet ky objekti afër nesh. Gjatë sezonit të verës ne i kemi fëmijët jashtë dhe fëmijët do të vërejnë fenomene të këqija që mund të ndikojë edhe tek ata negativisht. Poashtu edhe të punësuarit” thotë mes tjerash ushtruesi i detyrës drejtor i çerdhes “Rinia”, Buran Iseni.
Ai gjithashtu thotë se gjatë aktiviteve jashtë çerdhes fëmijët mund të ndikohen nga veprimtaritë devijante të kësaj veprimtarije.
Ai ju bën ftesë institucioneve lokale dhe shtetërore për të ndërprerë këtë veprimtari në afërsi të çerdhes. /Telegrafi/
The post Kazino afër çerdhes në Tetovë, reagon drejtori appeared first on Telegrafi.