Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se vizita e sotme në Shkup e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, pas ftesës së homologut të tij, Bujar Osmani, mes tjerash, ka për qëllim edhe ngrohjen e raporteve me Maqedoninë e Veriut.
Në tekstin me titullin “Ngrohja e raporteve me Maqedoninë e Veriut – Dendias në Shkup”, gazetari komenton se takimet e shefit të diplomacisë është në periudhën kur “Turqia përpiqet të tregojë fuqi në Ballkanin Perëndimor”, por po ashtu përmend edhe Memorandumet për bashkëpunim me RMV-në që pritet të ratifikohen në Kuvendin e Greqisë.
“Presidenti Tayip Recep Erdogan gjatë ditëve të fundit ka pasur turne në rajon, ndërsa Qeveritë në Ankara dhe Shkup arritën marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe kjo shqetësoi Athinën. Gjithashtu mbeten në Kuvendin e Greqisë protokollet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës që përfshinë bashkëpunim në mbrojtje”, shkruan “Kathimerini”.
Gazetari në fund shton se vizita e Dendiasit në Shkup është para periudhës parazgjedhore në Maqedoni në zgjedhjet lokale të tetorit, ndërsa “Qeveria e Zaevit ballafaqohet me vështirësi kundrejt kandidatëve të mbështetur nga OBRM-PDUKM nacionaliste”./Telegrafi/
The post “Kathimerini”: Vizita e Dendias në Shkup ka për qëllim t’i ngrohë raportet me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.