Katër viktima dhe 178 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.368 teste, ndërsa janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-42, Kumanovë-19, Dibër-1, Shtip-1, Prilep-16, Tetovë-14, Strugë-5, Veles-5, Manastir-4, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-11, Gjevgjeli-4, Strumicë-13, Kriva Pallankë-2, Radovish-2, Koçan-17, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Vallandovë-3, Vinicë-1, Dellçevë-2, Sveti Nikolllë-1, Kërçovë-8.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 71 pacientë të shëruar nga: Shkupi-25, Kumanova-11, Shtipi-10, Prilepi-7, Struga-5, Ohri-3, Kavadari-1, Gostivari-1, Kriva Pallanka-3, Koçani- 3, Probishtip-1, Berovë-1.

Katër persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (61 dhe 59 vjeç), një pacient nga Kumanova (69 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (70 vjeç). Të gjithë vdiqën në kushte spitalore.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.735./Telegrafi/

The post Katër viktima dhe 178 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy