Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko – për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e “audisë”.

Gjykimi i parë sot ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në procedurë provash, duke vazhduar me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri.

Shaqiri, së bashku me shefin e sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski, duhej të merrej në pyetje në seancën e kaluar në tetor të vitit të kaluar është, por nuk ka ndodhur për shkak të mosdorëzimit të duhur tek dëshmitarët.

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ndaj tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për sjellje të pahijshme në detyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Katër procese gjyqësore kundër kryetarit Ramiz Merko, dëshmon ish-ministri Shaqiri appeared first on Telegrafi.