Katër persona të lënduar nga zjarri në Koçan sot kthehen nga Bullgaria për kurim shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë shtruar në spitalin Pirogov në Sofje sot do të lirohen për trajtim shtëpiak.

Shefja e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spitalin bullgar, Maja Argirova, për BTA tha se të katër pacientët janë në gjendje të mirë. Ajo theksoi se janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, po bëhet monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike dhe në varësi të gjendjes do të vlerësohet një fazë e re e mundshme kirurgjikale.

Ndërsa katër persona të tjerë të lënduar në Koçan mbeten për trajtim në “Pirogov”.

Nga spitali thanë se katër personat që mbeten ene të shtrirë janë në gjendje të rëndë, por stabile dhe janë në terapi intensive. Ndërhyrje të shumta janë duke u zhvilluar për përmirësimin e tyre.

Advertisement

Ndryshe, nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, 61 persona kanë humbur jetën dhe afro 200 janë lënduar. Disa nga të plagosurit janë transferuar në vende të tjera për trajtim. Në Bullgari, 15 persona të lënduar u shtruan në spital – tetë prej tyre në spitalin Pirogov dhe tre në spitalet në Plovdiv dhe Varna.

The post Katër persona të lënduar nga zjarri në Koçan sot kthehen nga Bullgaria për kurim shtëpiak appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy