Nëse Qeveria dhe Kryeministri konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, le të shkojnë te OBRM-PDUKM të dakordohen për një marrëveshje të dobishme”, theksoi lideri i SYRIZA-s Stefanos Kaselakis në intervistën për televizionin shtetëror grek “ERT”.

Kryetari i partisë opozitare greke tha se qeveria aktuale dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në vitin 2019 “e instrumentalizuan çështjen, e ndanë popullin dhe i nxorën në rrugë”.

“Dhe që atëherë, jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për të ratifikuar aspektet pozitive të kësaj marrëveshjeje, por përkundrazi vjen e na thotë: “është një marrëveshje e dëmshme, por unë e respektoj”. Nëse është një marrëveshje e dëmshme, le të shkojë te OBRM-PDUKM-ja, e cila është parti fqinje në Partinë Popullore Evropiane, le të shkojë atje për të rënë dakord për një marrëveshje të dobishme”, tha Kaselakis.

Shtoi se nëse vërtet Mitsotakis nuk pajtohet me Marrëveshjen, atëherë ” me siguri do të gjejë terren më të favorshëm te qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Le të shkojë atje dhe të bëjë një marrëveshje të dobishme. Ndryshe le ta pranojë se e ka instrumentalizuar dhe se po gënjen sërish popullin grek”, shtoi lideri i SYRIZA-s për “ERT”.

The post Kaselakis: Nëse Marrëveshja e Prespës konsiderohet e dëmshme, Mitsotakis le të bëjë marrëveshje të dobishme me OBRM-PDUKM-në appeared first on Telegrafi.