Komuna e Tetovës vendosi moratorium mbi punët ndërtimore. Kreu i ri i Komunës Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori.

Bëhet fjalë për të gjitha projektet infrastrukturore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit.

Nga Komuna sqarojnë se vendimi i tillë është marrë, që fillimisht të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në teren. Aty ku do të vërehen parregullsi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

The post Kasami vendos moratorium për punët ndërtimore në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";