Sekretaren e parë të ShBA-ve, e cila ndërroi jetë sot, Madeleine Albright e ka kujtuar edhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ai ndarjen nga jeta të Albright e ka cilësuar si humbje të madhe për popullin shqiptar.

“Humbje e madhe për popullin shqiptar vdekja e znj. Madeleine Albright. Sinonim i lirisë për popullin tonë, roli i saj ka qenë vendimtar në ndërhyrjet në Ballkan. Populli Shqiptar humbi një mike të saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës një figurë të pazëvendësueshme! Ngushëllimet e mia më të sinqerta“, shkroi Kasami në Fejsbuk.

Ndryshe, mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kasami vdekjen e Albright e cilëson si humbje të madhe për popullin shqiptar appeared first on Telegrafi.