
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, me rastin e një vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Saubermacher”, e cila është përgjegjëse për menaxhimin me mbeturinat në Tetovë, tha se është i kënaqur nga puna gjatë një viti.
Kasami i ftoi qytetarët që të paguajnë faturat për menaxhimin me mbeturinat, duke shtuar se nuk mund që ta marrin shërbimin për qytet më të pastër dhe të mos e paguajnë të njëjtin shërbim.
“Patëm forum për çështje ekologjike, i cili Tetovën nga një vend i problemeve po e kthen në vend të zgjidhjes së problemeve. I gjithë shteti ka pasur problem serioz në menaxhimin me mbeturinat. Bashkë me partnerin tonë privat Saubermacher diskutuam për zgjidhjen e problemeve dhe si ta kthejmë Tetovën në një qytet evropian. Ky problem i kahmotshëm nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë. Në të kaluarën qytetarët janë ankuar për mbeturinat, ndërsa komnua për mospagesë të fakturave”.
“Jam shumë i kënaqur pasi një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes, ne më nuk flasim për punëtorë pa rroga dhe pa kushte, nuk flasim për deponi e cila nuk servisohej rregullisht dhe nuk më bie telefoni nga drejtori se nëse nuk paguhen fakturat nuk do të mund të bëjmë dërgesën e mbeturinave. Nuk flasim për ngufatjen në mbeturina, por sot po flasim për zgjidhje të problemit me mbeturinat në Tetovë. Edhe ata qytetarë që kanë menduar se mund të marrin shërbim për qytet më të pastër, të mos e paguajnë atë shërbim. Hap pas hapi po e zgjidhim edhe problemin me adresat e qytetarëve”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërsa drejtori i kompanisë “Saubermacher”, tha se pagesa e faturave rritet çdo muaj./Telegrafi/
The post Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat appeared first on Telegrafi.