Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka folur pas takimit të liderëve të koalicionit VLEN me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski.

Ai tha se ka qenë takim i rregullt, teksa nuk pranoi të komentojë qëndrimet e kryeministrit për ndodhitë e fundit brenda VLEN-it

“Ishte takim i rregullt koordinues mes partnerëve në VLEN. Nuk do të komentoj qëndrimin e kryeministrit Mickoski, teksa si VLEN  e kemi qëndrimin se bashkëpunim me BDI-në dhe qëndrim në qeveri mos të them se është e pamundur por është problematike”, tha Kasami.

Kasami u pyet se a mendohet përjashtimi i Taravarit nga qeveria pas distancimit të tij nga VLEN, por ai tha se kreu i Aleancës për Shqiptarët është vetë përjashtuar nga koalicioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë besoj që me veprimin e tij për të bashkëpunuar me BDI-në, është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç edhe u vetëpërjashtua nga VLEN-i”, tha Kasami.

 

The post Kasami: Taravari është vetëlarguar nga qeveria, ashtu siç u vetëpërjashtua nga VLEN-i appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";