Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka sqaruar situatën për faturat e mbeturinave në Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasami njoftoi edhe çmimoret të cilat do të jenë për shtëpitë dhe banesat.
“Çmimet e shërbimeve komunale për të gjithë fshatrat e malësisë së Tetovës do të jenë 320 denarë. Kjo nënkupton vetëm shërbimi me mbeturinat, pra pa pastërtinë publike dhe ujin.
Për fshatrat e pollogut që përfshinë fshatrat Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraçinë shërbimi i menaxhimit me mbeturinat do të kushtojë 520 denarë”, njoftoi Kasami.
Kasami tha se ato persona që kanë nga dy banesa dhe nuk janë të banueshme do të paguajnë vetëm gjysmën e hapësirës si dhe një taksë prej 100 denarëve për çasje në sistem për furnizim me ujin e pijshëm dhe 100 denarë për pastërtinë publike.
Kasami poashtu njoftoi se qytetarëve faturat për muajin shkurt për ujin dhe kanalizimin do t’ju fshihen./Telegrafi/
The post Kasami sqaron situatën për çmimin e faturave të mbeturinave në Tetovë appeared first on Telegrafi.