Kasami: Qeveria mundësoi që Komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka ku do të filtrohen ujërat e zeza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar Tetovarët mbi projektin e madh , i pritur më shumë se 10 vjet , tani po i vjen fundi problemeve me me ujërat e zeza dhe kanalizimin.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë se Veriut mundësoi që komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka në të cilën do të fillojë ndërtimi i stacionit filtrues për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit. Në këtë mënyrë, qyteti i Tetovës me rrethinë do ta realizojë nje projekt madhor që ka rëndësi jetike për qytetarët dhe urbanizimin.

Ky projekt kapital që pas më shumë se një dekade pritjeje po merr kahjen e duhur, përfshin qytetin e Tetovës dhe fshatrat përreth dhe do të realizohet në kuadër të programeve IPA 2. Qeveritë e kaluara e kishin premtuar për dhjetë vjet realizimin e tij, por asnjëherë nuk patën vullnet për ta kryer ketë projekt me rëndësi jetike për Tetovën me rrethinë.

Qeveria jonë, ashtu siç edhe kemi premtuar para qytetarëve, ka kaluar në veprim që në ditët e para të qeverisjes për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve tash e shumë kohë dhe nuk u realizuan nga qeveritë paraprake.

Advertisement

Pjesëmarrës i drejtpërdrejtë për realizimin e këtij Projekti, do të jetë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Është kjo ndër ndërmarrjet e para të mëdha që në mjediset shqiptare investohet nga fondet e qeverisë së vendit.

Procesi i europianizimit nënkupton qytete të rregulluara, ambiente të shëndetshme, dhe zero probleme esenciale për jetë të dinjitetshme. Ky është zotimi ynë. Realizimi i këtij zotimi po fillon në Tetovë.

The post Kasami: Qeveria mundësoi që Komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka ku do të filtrohen ujërat e zeza appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy