Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot është pyetur nga gazetarët në lidhje me shfuqizimin e “balancuesit”, duke thënë se VLEN tashmë ka përgatitur ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore.

Kasami tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve është kategori kushtetuese dhe duhet të zgjidhet me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mekanizimi i vetëm është që ligjet që bëhen, ose edhe ndryshimet kushtetuese, të mos cenohen të drejtat e shqiptarëve, siç është me çështjen e flamurit. Ne punojmë që të kemi ligj të veçantë, sa i përket përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në administratë, ligj që do të jetë konform Kushtetutës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka sjellë vendim që ka kontestuar kushtetutshmërinë e një mekanizmi për përfaqësim adekuat. Kjo çështje dhe ne punojmë që të zgjidhet me ligj, i cili sigurisht do të jetë në përputhje me Kushtetutën, pasi përfaqësimi adekuat i komuniteteve në RMV është kategori kushtetuese”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

The post Kasami: Përfaqësimi i komuniteteve është kategori kushtetuese, punojmë për ligj të ri appeared first on Telegrafi.