Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thekson se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv me qasjen në zgjidhjen e kontesteve. Ai në Komitetin e Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja, ka potencuar se pas zgjedhjeve në Bullgari Maqedonia e Veriut pret udhërrëfyes të qartë nga institucionet Evropiane.

“Me eurodeputetin Andreas Shider pata nderin të bashkëudhëheqim Komitetin e Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja.

Përshëndeta angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit Evropian, veçanërisht për faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë dhe është një shembull pozitiv me qasjen e saj në zgjidhjen e kontesteve. Shpreha bindjen se pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin prill, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane.

Integrimet evropiane janë për ne nxitës i rëndësishëm i reformave të brendshme dhe nëse ka anulime të mëtejshme, procesi i lartë i mbështetjes që e kemi kultivuar për dekada mund të kthehet në euroskepticizëm dhe të shkaktojë pasoja serioze për vendin dhe rajonin”, ka shkruar Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kasami për integrimin në BE: Pas zgjedhjeve në Bullgari, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane appeared first on Telegrafi.