Kasami paralajmëron risistemimin e të punësuarve në ndërmarrjen komunale publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka paralajmëruar risistemimin e të punësuarve në ndërmarrjen komunale publike, sepse, sipas raportit të fundit të ndërmarrjes, në të ka të angazhuar rreth 200 punëtor, ndërsa vetëm 30 për qind e tyre punojnë në terren, kurse pjesa tjetër, prej rreth 150 punëtorësh, janë të angazhuar në administratë e ndërmarrjes “Tetova”.

Kasami tha se kjo situatë e trashëguar nga përbërja e kaluar është absurde dhe se riorganizimi i ndërmarrjes është i domosdoshëm.

“Është një disbalanc i pakuptimtë aty, mbi 70 për qind të të punësuarve janë në administratë ndërsa rreth 30 për qind janë në pjesën operative të pastrimit, mirëmbajtjes së rrugëve, ujësjellësit apo gjithë ajo që nënkupton operativa e saj. Fatkeqësisht ashtu si konstatuam në ndërmarrje vetëm 50 punëtorë janë të sistematizuar me vendime pune, dhe kërkuam nga ndërmarrja të ndryshoj sistematizimin që gjithë ata që janë të angazhuar në operativë në ndërmarrje të parashihen në sistematizim që pastaj në fazën tjetër të bëjmë angazhimin e tyre me vendime qoftë të përhershme apo të përkohshme”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndërmarrja publike ka rreth 9 milion euro borxhe, dhe kjo paraqet pengesë për funksionimin e saj, andaj Kasami ka paralajmëruar ndarjen e ndërmarrjes në dy drejtori, atë të ujësjellësit dhe Ndërmarrja për menaxhim me mbeturinat.

Advertisement

“Jemi të vetëdijshëm që s’mund të shlyhen për shkurtë ndërsa nevojat e qytetarëve janë të përditshme, pra jemi edhe këtu duke punuar dhe kemi pasur tre investues të jashtëm për të parë mundësinë e bashkëpunimit me një kompani private për mbeturinat dhe të shohim edhe rregullimin e çështjes së furnizimit me ujë të ndahet në ndërmarrje të veçantë që të mos varen nga kjo gjendje financiare e ndërmarrjes”, tha tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami këto komente i bëri gjatë aksionit të sotëm për pastrimin e qytetit, ku përveç punëtorëve të Ndërmarrjes, në këtë aksion u kyçën edhe OJQ, por edhe profesorë dhe nxënës të shkollave të mesme./Alsat/

The post Kasami paralajmëron risistemimin e të punësuarve në ndërmarrjen komunale publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy