Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili është edhe kryetar i Tetovës, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur nëse Lëvizja Besa do të mbetet pjesë e Qeverisë, ai u përgjigj se “duhet ta rregullojë problemin me mbeturinat në Tetovë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rikujtojmë që Lëvizja Besa e cila është pjesë e pushtetit ekzekutiv, është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.
Ndërsa funksionarët e kësaj partie, kohëve të fundit kanë refuzuar të japin përgjigje se si deputetët e tyre do të votojnë në seancën për rrëzimin e Qeverisë.
Rikujtojmë, që Lëvizja Besa dhe BDI kanë pasur përplasje për Komunën e Zhelinës, ndërsa me vendimin e Gjykatës Administrative Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa, do të jetë kryetar edhe për një mandat në Zhelinë./Telegrafi/
The post Kasami nuk flet për rrëzimin e Qeverisë: Duhet ta zgjidh problemin me mbeturinat në Tetovë appeared first on Telegrafi.