Kasami në takim me Dimitrieska-Koçoskan, diskutojnë për decentralizimin e komunave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Tetovës njofton se sot është mbajtur takimi i parë i punës i kryetarit të komunës Bilal Kasami dhe ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ku është diskutuar për decentralizimin e komunave si një nga prioritetet e përbashkëta programore të koalicionit qeveritar.

Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, kjo praktikë e koordinimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryetari Kasami dhe ministrja Koçoska u dakorduan se komunat janë shërbimi i parë për nevojat e qytetarëve dhe janë motori për realizimin e investimeve kapitale të përcaktuara në buxhetin e shtetit”.

“Programi i posaçëm financiar prej 6 miliardë denarë deri në fund të vitit 2024 i përcaktuar me ribalancim është hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale të njësive të vetëqeverisjes lokale për realizimin efikas të projekteve me rëndësi jetike për qytetarët”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

Advertisement

The post Kasami në takim me Dimitrieska-Koçoskan, diskutojnë për decentralizimin e komunave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy