Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, gjatë inaugurimit të një pjesë së rrugës për te lagjja e vilave në Kodrën e Diellit foli, edhe për ngritjen e kryqit aty.

Kasami akuzoi se ata që sulmojnë komunën, nuk duan të shohin investimet që bën Komuna e Tetovës dhe akuzojnë komunën për kompetenca që nuk i takojnë asaj.

“Ata që nuk duan të shohin investimet që bën komuna e Tetovës, ata shohin shkaqe sesi të kritikojnë komunën për gjëra që nuk janë përgjegjësi e komunës”, u përgjigj Kasami.

Nga ana tjetër ai tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare edhe objektet e kultit në këtë komunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në planin urbanistik janë të përpara objektet fetare, kisha dhe xhamia me ç’ka besoj se do të rregullohet edhe çështja që ka të bëjë me legalizimin e këtyre objekteve fetare”, shtoi Kasami.

The post Kasami: Në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare edhe objektet e kultit appeared first on Telegrafi.