Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në “Facebook” ka kujtuar 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kasami shkruan se fryma që solli Marrëveshja e Ohrit ndryshoi jo vetëm konceptin e shtetit por edhe konceptin e politikbërjes në përgjithësi.

“Kjo frymë duhet të ushqehet me ide të reja të cilat do ngrejnë edhe më lartë pozitën e popullit shqiptarë dhe popujve të tjerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke ndërtuar besimin e ndërsjell ndërmjet popujve”.

“Është në dorën e elitave politike që kjo marrëveshje të merret si shembull i ndërtimit të paqes dhe stabilitetit, apo i përdorimit për nevoja të politikës ditore. Jo gjithmonë është dëshmuar e para!”, shkroi Kasami./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kasami: Marrëveshja e Ohrit e ndryshoi konceptin e politikbërjes appeared first on Telegrafi.