Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për TV 21 deklaroi se partia e tij do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeveritar edhe pse 4 deputetët do të veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Lëvizja Besa asnjëherë s’ka qenë pjesë e LSDM-së, por ne do të jemi pjesë e koalicionit ‘Mundemi’”, tha Kasami.

Kasami tha se partia e tij do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë që sipas tij është e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu do të ketë zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe në Ministrinë e Kulturës.

“Për ne është e rëndësishme që kuadrot tona të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket drejtorive, Kasami tha se do të do të përzgjidhen kuadrot dhe jo detyrimisht duhet të jenë pjesë e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

The post Kasami: Lëvizja Besa do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar appeared first on Telegrafi.