Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot tha se ndarja e pozicioneve brenda qeverisë ka përfunduar dhe pritet që të bëhet emrimi i funksionarëve.

“Sa i përket pozicionimit të VLEN-it brenda qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve brenda VLEN-it jemi në përfundim e sipër, dhe nga kjo mbledhje e qeverisë mund të nis emërimi i kuadrove të VLEN-it në qeverinë e ardhshme”, tha Kasami.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Dimitrievskit se nuk mund të vendoset flamuri shqiptar në qeveri, Kasami u përgjigj se nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar. Uroj që kryetari i ZNAM, Dimitrievski të dal nga retorika parazgjedhore dhe të kuptoj se tani jemi pjesë e qeverisë dhe duhet të punojmë për qytetarët”, tha Kasami.

Lexo po ashtu
Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar përsëri në Qeveri

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kasami shtoi se ne si shqiptarë mbrojmë interesat e bashkëqytetarëve tanë maqedonas në mbrojtje të identitetit të tyre dhe këtë e presim që ta bëjnë edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas që të përkrahin shqiptarët në mbrojtje të identitetit të tyre./Telegrafi/

The post Kasami i përgjigjet Dimitrievskit për flamurin kombëtar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";