Kasami: Grafa etnike nuk zgjidh problemet e qytetarëve, por është e rëndësishme për shtet-ndërtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “Rruga drejt” tha se është i vetëdishëm se vendosja e grafës etnike në letërnjoftime nuk i zgjidh të gjitha problemet e qytetarëve, megjithatë, sipas tij, kjo është një çështje e rëndësishme për shtetndërtimin.

Ne jemi të vetëdijshëm si parti politike që çfarëdo problemi individual, personal, apo kolektiv të zgjidhim, ajo nuk i zgjidh të gjitha problemet, dhe jemi të vetëdijshëm që edhe po të bëhet që ne konsiderojmë se do të bëhet grafa etnike në letërnjoftime, përsëri kjo nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet e qytetarëve…Kjo nuk është ajo që i zgjidh të gjitha problemet, por ne vlerësojmë se është një çështje e rëndësishme në drejtim të shtet-ndërtimit të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi tha Kasami.

Ndryshe, grafa etnike e qytetarëve në letërnjoftime ishte marrëveshje mes Kasamit dhe Zaevit gjatë ndryshimeve kushtetuese kur u nënshkrua Marrëveshja me Greqinë.

Advertisement

Grafën etnike e kundërshtojnë disa partia politike maqedonase të vogla ndërsa disa të tjerë thonë se është kundër Marrëveshjes me Greqinë për shkak se maqedonasit do të regjistrohen si maqedonas./Telegrafi/

 

The post Kasami: Grafa etnike nuk zgjidh problemet e qytetarëve, por është e rëndësishme për shtet-ndërtim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy