Kryetari i Komunës së Tetovës përmes një statusi në rrjetin social Facebook në faqen e tij personale, ka treguar se cilësia e ajrit pavarësisht zjarrit të shkaktuar, nuk paraqet rrezik për qytetarët e qytetit të Tetovës.
Më poshtë statusi i plotë i kryetarit, Bilall Kasami:
Të nderuar qytetarë,
Zjarri që kaploi sot një depo në Tetovë ka krijuar një situatë shqetësuese për të gjithë. Tymi i dendur mbi qyetet na ka vendosur përpara një kujdesi të shtuar, sidomos ndaj kategorisë së njerzve që kanë problem me frymëmarjen dhe probleme tjera shëndetësore. Pas analizave të bëra institucionet përkatëse na informuan rreth cilësisë së ajrit dhe se nuk ka rrezik për qytetarët dhe fëmijët e qytetit tonë. Po ashtu, dua të ju informoj se procesi mësimor do të vazhdoj në mënyrë të rregullt. Në të njëjtën kohë falënderojmë Njësinë e Zjarrëfiksve të Komunës së Tetovës, komunat të cilat na dolën në ndihmë dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lokalizimin e zjarrit.Bashkërisht, sikurse deri më tani, mund t’i tejkalojmë vështirësitë. Të organizuar dhe të ndërgjegjshëm për situatën ne mund ta mbrojmë shëndetin tonë, duke respketuar rekomandimet e ekspertëve dhe institucioneve, shkruan Kasami në Facebook. /Telegrafi/
The post Kasami: Cilësia e ajrit nuk ka rrezik për qytetarët appeared first on Telegrafi.