Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Bllagoja Toska”. Në një paraqitje para mediave, ai tha se shpreson që në afat rekord kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Problemit shumëvjeçarë në qytetin tonë po i vjen fundi. Sot, nga afër pashë inspektimet e punimeve në bulevardin “Bllagoja Toska”, ku edhe realizova një konferencë për shtyp për të informuar opinionin në lidhje me ecurinë e punimeve. Hapja e këtij bulevardi është njëra nga arteriet kryesore të qytetit tonë, realizimi i së cilës do të lehtësojë kaosin e krijuar në trafik”.

“Realizimi i këtij projekti, i financuar nga TAV për gati 8 vite të qeverisjes së kaluar nuk mundi të realizohet për shkak të problemeve me pronat dhe paaftësisë së udhëheqësisë së kaluar, probleme këto që arritën të zgjidhen falë punës dhe përkushtimit tonë edhe atë në një afat rekord për të zgjidhur një herë e përgjithmonë të gjitha këto probleme pronësore e juridike”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Në deklaratë për media, Kasami tha se është arritur marrëveshje me të gjithë qytetarët për çështjen dhe se pret që deri në vjeshtë të përfundojnë punimet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kasami: Bulevardi “Bllagoja Toska” në afat rekord do të jetë në shërbim të qytetarëve appeared first on Telegrafi.