Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në një takim me gazetarët ka sqaruar gjendjen me borxhin e komunës. Ai tha se borxhi i komunës është ulur nga 14 milionë euro në tetë milionë euro.

Kasami deklaroi se Qeveria e RMV-së nuk e ka ndihmuar në uljen e borxheve, duke shtuar se madje pushteti e ka penguar komunën në çështjen e borxhit.

“Financat e Komunës janë një problematikë e zgjeruar. Qeveria tentoi të manipulojë opinionin kinse e kanë ndihmuar Komunën e Tetovës, në fakt Qeveria ka penguar realizimin e një obligimi ligjor që e ka pasur. Në bazë të Ligjit për financimin e vetqeverisjes lokale, përcaktohet financimi i komunave”.

“Ky ligj parasheh që të gjitha obligimet që komunat i kanë paraqitur në sistemin elektronik të evidentimit të obligimeve, është sistem që e mirëmban Ministria e Financave, deri më 30 shtator 2021, të mund të shfrytëzojnë këtë instrument ligjor dhe në bazë të afateve të gjitha komunat që kanë paraqitur borxhet në sistem, Ministria e Financave është dashur të miratojë vendimin dhe ta dorëzojë në Qeveri për miratim. Ne këtë kontratë e kemi nënshkruar me katër muaj vonesë, që i bie se Qeveria na e ka vonuar këtë mundësi të shlyerjes së borxheve me katër muaj vonesë”, tha mes tjerash Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nga Telegrafi Maqedoni për borxhin e mbetur, ai tha se prioritet e kanë borxhin që është në përmbarim, për shkak të kamatës së lartë që e paguan komuna.

“Për borxhin e ngelur vazhdojmë me atë që është më prioritare, që janë përmbaruesit. Të gjitha obligimet që janë në përmbarim ne paguajmë 12 përqind kamatë. Prandaj prioritet kemi borxhin që është në përmbarim. Do të vazhdojmë me menaxhimin e taksave komunale dhe besojmë se vitet e ardhshme do të kemi ulje të më të madhe të borxheve”, tha Kasami./Telegrafi/

The post Kasami: Borxhin e Komunës së Tetovës e kemi ulur nga 14 në 8 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";