Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur për bllokimin e opozitës shqiptare në Kuvend.

Vlerëson se bllokimi nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të qytetarëve që nuk kanë shtetësi, por që të fitojnë pikë të ulëta politike.

“Nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të atyre që nuk kanë shtetësi, por që të fitojnë pikë të ulëta”, tha Kasami.

Ai ka treguar, se partia që e udhëheq, ka filluar aktivitete për të mësuar se sa është numri i qytetarëve që nuk kanë shtetësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq shpreh gatishmërinë që bashkërisht me opozitën të gjejnë zgjidhje të përbashkët për Ligjin për shtetësi.

The post Kasami: Bllokimi nga opozita bëhet për pikë të ulëta politike appeared first on Telegrafi.