Kasami: BDI të reformohet, pastaj duhet të shohim për kanale të përbashkëta komunikimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“BDI ende nuk e ka dhënë përgjigjen për 20 vjet qeverisje korruptive, kriminale me shtetin dhe mospërfaqësimit të shqiptarëve”, kështu mendon kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Ai beson se komunikimi me BDI-në do të ishte i mundur pasi kjo parti të japë llogari dhe të reformohet.

“Do të thotë, unë e kam thënë këtë disa herë. Unë vlerësoj se Ali Ahmeti duhet të përgjigjet për atë që ua ka bërë shqiptarëve, për keqpërdorimet e pozitave të funksionarëve të tij, të familjarëve të tij të afërt. BDI-ja duhet thellë të reformohet, e pastaj  duhet të shohim për kanale të mundshme të komunikimit”, thotë Kasami.

Lidhur me atë se çka në të vërtetë kërkon Taravari, e çka është e pranueshme për VLEN kur bëhet fjalë për ndarjen e posteve të kryetarëve të komunave dhe listave të këshilltarëve, kryetari i Lëvizjes BESA thotë se nuk është ky shkaku.

Advertisement

“Nëse do t’i jepnim pesë pozita të garantuara parlamentare në lista, ne ishim të gatshëm t’i jepnim të njëjtin avantazh në pjesën e pozitave në zgjedhjet lokale. Qoftë për kryetarë të komunave apo këshilltarë. Por, insistimi për të shkuar veçmas në lista dhe çfarë ka mbetur në ato pozita, për ne, shkon në favor të asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës – dhënie edhe një mundësie tjetër për BDI-në për t’u rikthyer. Pasi, megjithatë, këto janë zgjedhje lokale. Në zgjedhjet lokale, pozicioni politik, respektivisht vlera e votës politike, janë listat. Sepse aty voton për një listë partie apo koalicioni. Kur bëhet fjalë për kandidatët, qytetarët më shumë zgjedhin një person. Ne vlerësojmë se ose do të dalim bashkë edhe për listat për kryetar komune edhe për këshilltarë, kandidatët do të jenë nga koalicioni VLEN ose kushdo që ka një kombinim tjetër, ky nuk është kombinim i koalicionit VLEN”, theksoi Kasami për REL.

The post Kasami: BDI të reformohet, pastaj duhet të shohim për kanale të përbashkëta komunikimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy