Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka folur për propozimin e BDI-së për ndarjen e shtetit në rajone, sipas modelit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës. Kasami tha se BDI këto tema është dashur t’i hap kur ka qenë pjesë e pushtetit, e jo sa është në opozitë.
Ai gjithashtu tha se BDI nuk e ka vazhduar procesin e decentralizimit gjatë viteve sa ka qenë në qeveri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është ironi në vetvete – BDI 20 vite ishte në pushtet dhe lëre që nuk foli për rajonizim, por nuk bëri as hapin më të vogël për decentralizim. E dijmë që me Marrëveshjen e Ohrit, atë për të cilin po krekoset vazhdimisht BDI, ka qenë kompromisi që të ruhet koncepti unitar i shtetit, por të vazhdojë procesi i decentralizimit”.
“BDI nuk bëri lëvizjen më të vogël të thellimit të procesit të decentralizimit, kjo tregon se ata kanë humbur rrugën në oborr ashtu sikur ishin në Qeveri, ata mendonin si të fitojnë më shumë para për vete dhe familjarët e tyre, ndërsa sot ato para po i harxhojnë me ekspertë të shtrenjtë vetëm për të bërë PR.
“RMV do të vazhdojë të ndërtohet si shtet i barabartë i të gjithë qytetarëve. VLEN garanton se institucion do të jenë në shërbim të qytetarëve. Sa i përket organizimit të shtetit janë tema që BDI është dashur t’i bëjë kur ka qenë në pushtet, e jo sot. Por kjo tregon se ato janë në pozitë të rëndë në opozitë, nuk janë mësuar dhe nuk e dijnë si të sillen”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/
The post Kasami: BDI nuk është mësuar në opozitë, temën e rajonizimit është dashur ta hap kur ka qenë në qeveri appeared first on Telegrafi.