Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka reaguar pas letrës së Ali Ahmetit drejtuar Hristijan Mickoskit, në lidhje me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kasami thotë se veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra – mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre si pjesë e Qeverisë.

“Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara znj. Ageler, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së, ndërsa u dëshmua se projekti me rëndësi kombëtare si ndërtimi i Korridorit 8, jo vetëm që po realizohet, por edhe se po ecë me dinamikë të shpejtë”.

“VLEN gjithmonë do të jetë gardiani i shqiptarëve dhe projekteve me rëndësi kombëtare e shtetërore. E nga ana tjetër, të gjithë jemi të vetëdijshëm se Aliut nuk i interesojnë projektet e mëdha, as rrugëtimi i shtetit e aq më pak shqiptarët”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Thjesht po vajton vetëm për pushtet, pushtet i cili i duhet për të mbrojtur krimin dhe kriminelët gjatë qeverisjes së tij. E derisa Aliu dërgon letra lart e poshtë, ne po avancojmë çdo çështje shqiptare, të cilat partia e tij, i bllokoi dhe në emër të tyre i mashtronte shqiptarët. Ecim përpara sepse ja VLEN!”, ka shkruar Kasami në Facebook./Telegrafi/

The post Kasami: Aliut nuk i interesojnë projektet për shqiptarët, po vajton për pushtet appeared first on Telegrafi.