Karaxhovski për sulmet: Do të duroj për shkak se jam i fortë si qeni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Karaxhovski për sulmet: Do të duroj për shkak se jam i fortë si qeni

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, thotë se sulmet në media nuk janë të këndshme as për atë as për familjen e tij.

Ai sot në konferencë për shtyp, disa herë e përsëriti qëndrimin se nuk kanë ndryshuar asgjë në punë, vetëm se ka numër më të madh në terren dhe se rastet e reja janë për shkak të mosrespektimit të masave. Ai ndau kohë që ta prezantojë veten para opinionit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Leni shkrimet kundër komisionit, ne jemi profesionistët më të mëdhenj në shtet. Për 27 vite punoj këtu dhe këtë duhet sinjalizojë, asnjëherë deri tani nuk e kamë thënë. Është hera e katërt që vi në Qeveria. Ministri Venko Filipçe është ministri im i 13-ti. Drejtori i QSHP-së është drejtori i nëntë. Ne mënyrë më profesionale e bëjmë punën, dhe kam qenë anëtar i gjithë komisioneve për sëmundje ngjitëse. Ju lutem këtë ta keni parasysh para se të filloni të më sulmoni në media, nuk është e këndshme as për mua as për familjen time. Unë do të duroj për shkak se jam i fortë si qeni”, tha Karaxhovski.

Lexo po ashtu:

Karaxhovski: Vala e dytë është rezultat i masave gjatë festës së Bajramit

Advertisement

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që që mos vendosim masa kufizuese në kohën kur të gjithë zbusin ato.

“Ata që nuk kanë qenë në klinikë nuk e dinë se çfarë atmosfere e lodhshme është. Nuk është e njëjtë të shihni se si vdesin njerëz. Nuk është aspak e njëjta të sjellni masa kufizuese, si për mua ashtu edhe për familjen time, por edhe për më të afërmit tonë. Ju lutem, të kuptojmë se masa e mbajtjes së pajsijeve mbrojtëse, dhe largësia prej dy metrash është bazike në gjithë botën”, tha mes tjerash Karaxhovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Karaxhovski për sulmet: Do të duroj për shkak se jam i fortë si qeni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy