Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov u rekomandon mediave që të mos përkthejnë tekstet nga gjuha maqedonase në gjuhën bullgare.

Partia e tij nga Këshilli i Mediave Elektronike kërkon që mediat bullgare të ndalojnë që t’i përkthejnë deklaratat e politikanëve nga Maqedonia e Veriut në gjuhën bullgare. “Intervistat e ‘njerëzve nga Maqedonia e Veriut’ nuk duhet të përkthehen në gjuhën bullgare”, shkruan media bullgare ’24 çasa’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shkenca bullgare e definon të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’ si formë rajonale e gjuhës bullgare. Ky është qëndrimi i Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë së Shkencave”, thuhet në letrën e Karakaçanov.

Ndryshe, Bullgaria përdor veton në Bashkimin Evropian dhe pengon që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet me BE-në nëse nuk zgjidhen kontestet dypalëshe, zbatimi i Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Karakachanov: Mediat bullgare s’duhet të përkthejnë deklaratat e njerëzve nga Maqedonia e Veriut, është gjuhë bullgare appeared first on Telegrafi.