Karakaçanov: Nuk caktohet datë për fillim të negociatave nëse nuk zgjidhet problemi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov në deklaratë për ‘BGNES’ tha se Bullgaria nuk do të kundërshtojë, por do të thotë se nuk është koha të caktohet datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Karakaçnov thotë se askush nuk dëshiron të vendos kritere të reja për Maqedoninë e Veriut, por ka kusht të qartë nga BE edhe ajo: çdo vend i cili është kandidat për anëtarësim duhet t’i zgjidh problemet me fqinjët para se të nisin bisedimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria nuk do të ndryshojë me politikën e saj. Në tetor vitin e kaluar shumë qartë e thamë se nëse nuk respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, do të kundërshtojnë caktimin e konferencës ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Karakaçanov.

Ai drejtoi edhe kritika ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitov duke thënë se gjatë tre viteve nuk është bërë asgjë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Ai kritikoi edhe bashkëkryesuesin e Komisionit për Çështje Historike, Dragi Gjorgiev për të njëjtën gjë.

Advertisement

“Ata mendojnë se mund t’i fshehin gjërat. Ata mendojnë se dikush në Bruksel apo në botë do t’i bëjë trysni Bullgarisë dhe ne do të përulemi. Nuk e dinë se si BE funksionon”, tha Karakaçanov i cili shtoi se para se të paraqiten në klasë të parë ka përgatitje parashkollore dhe se këtë deklaratë e jep në emër të qeverisë bullgare./Telegrafi/

The post Karakaçanov: Nuk caktohet datë për fillim të negociatave nëse nuk zgjidhet problemi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy