Karakaçanov: Disa anëtare të BE-së po i bëjnë presion Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, megjithëse jo pa kushte, tha zv. kryeministri bullgar dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, duke shtuar se Brukseli nuk po bën presion mbi Bullgarinë për qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut.

Me këto fjalë, ai komentoi në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 10 tetor në Sofje, dhe ku temë do të jenë anëtarësimet e reja

“Ka disa vende në Evropë që po përpiqen të shtyjnë politikën e tyre, ata besojnë, se Bullgaria nuk duhet të deklarojë kushtet e saj dhe se Bullgaria nuk ka të drejtë të bëjë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut. Ekziston një numër i madh vendesh që janë kategorikisht kundër hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe madje edhe të Shqipërisë”, tha Karakaçanov për televizionin bullgar “Kanal3”.

Sipas tij, qeveria bullgare nuk duhet të rrezikojë dinjitetin e saj dhe pozicionin kornizë të miratuar nga parlamenti vjeshtën e kaluar./Telegrafi/

Advertisement

The post Karakaçanov: Disa anëtare të BE-së po i bëjnë presion Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy