Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i tretë: E drejta dhe liria për dhënien e shërbimeve në shtetet e BE-së

Shtetet anëtare të BE-së duhet të sigurohen që ligjet për lirinë dhe të drejtën e dhënies së shërbimeve të shteteve të BE-së duhet të jenë të njëjta që qytetarët e BE-së duhet të respektohen njëjtë. Shërbimi për qytetarët nga secili shtet duhet të jetë i njëjtë, pa marrë parasysh ligjet dhe rregullat e shtetit prej ku është qytetari që kërkon shërbim. Njohja e profesionit për të shërbyer është detyrim i BE-së që të caktojë në vendin adekuat dhënësit e shërbimeve që shërbimi të bëhet i drejtë dhe sipas ligjeve të BE-së. Trajnimi i punëtorëve për shërbime është i domosdoshëm për vendet që kanë qëllim integrimin në strukturën e BE-së. Në komunikimin e qytetarëve (komunikimi postal, komunikimi audio-vizuel dhe të gjithë format tjera) duhet të veprojnë në frymën e garimit, për të siguruar kushte profesionale për qytetarët. Shërbimet duhet të jenë universale dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë shtetet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kapitulli i tretë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: E drejta dhe liria për dhënien e shërbimeve në shtetet e BE-së appeared first on Telegrafi.