Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër katër shtetasve të Maqedonisë së Veriut, një shtetase të Zvicrës dhe një të Britanisë së Madhe, nën akuzën për kryerjen e veprës penale “falsifikimi të dokumentit”, respektivisht për shkelje të nenit 378 paragrafi 1 nga Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, personat në fjalë në vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR për Covid-19.

“Kanë paraqitur certifikatat si të vërteta, edhe pse e dinin se nuk ishin testuar fare në laboratorin e përmendur dhe se nuk kishin certifikatë të vërtetë, respektivisht test negativ PCR”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kapen në Aeroportin e Shkupit me teste false për COVID-19, kallëzim penale për gjashtë persona appeared first on Telegrafi.